PD dhe PD bashkojnë votat për Bordin e Paqes! Komisioni i Jashtëm miraton propozimin, rrëzohen 3 amendamentet e PD-së

Është miratuar me 13 vota pro projektligji për Bordin e Paqes për Gazën, në Komisionin e Jashtëm të Kuvendit.

Projektligji i kaloi Komisionit të Jashtëm, pasi mazhoranca miratoi me 80 vota pro, shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes për anëtarësimin e Shqipërisë në këtë bord.

Tashmë marrëveshja përfundimtare do të miratohet në seancën plenare në Kuvend.

Ndërkohë, janë rrëzuar edhe 3 amendimet e propozuara nga PD, të cilët kërkuan që të hiqej emri i Edi Ramës dhe të zëvendësohej nga Presidenti Bajram Begaj.

E pranishme në komision, ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali tha se ky projektligj është në përputhje me dispozitat e kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe me ligjin për marrëveshjet ndërkombëtare.

Sipas Siropalit, ky partneritet mbetet garanci për orientimin euroatlantik të vendit.