OFERTA E WIZZ AIR: 500 mijë bileta me 10% ulje nga Shkurti në Tetor
Wizz Air vjen me një ofertë surprizë duke ofruar deri në 10% ulje në fluturime të përzgjedhura drejt dhe nga Shqipëria përmes Aeroportit të Rinasit.
Linja ajrore ka vënë në dispozicion të pasagjerëve 500,000 vende me zbritje për udhëtime që realizohen midis 1 shkurtit dhe 31 tetorit.
Ndër destinacionet e përfshira janë Parisi, Lyoni dhe Nica në Francë; Bari, Roma dhe Milano në Itali; si edhe Barcelona, Madridi dhe Valencia në Spanjë.
Pasagjerët mund t’i rezervojnë që tani këto bileta me ulje në wizzair.com dhe në aplikacionin celular WIZZ.
Kjo ofertë me kohë të kufizuar feston praninë afatgjatë dhe investimet e vazhdueshme të Wizz Air në Shqipëri.
Një arratisje fundjave apo ditë ndryshe me familjen në kryeqendrat e Europës, Wizz Air ofron mundësinë për të udhëtuar lirë dhe në mënyrë të sigurtë
Kompania sqaron se kjo fushatë synon t’u ofrojë pasagjerëve më shumë mundësi udhëtimi në Europë, duke garantuar zgjedhje të gjera dhe çmime konkurruese.
Aktualisht, Wizz Air operon 63 destinacione drejt 61 qyteteve në 20 shtete, ndërsa vetëm gjatë vitit 2025 realizoi afro 31 mijë fluturime nga dhe drejt Tiranës, duke transportuar mbi 6.5 milionë pasagjerë.
Që nga viti 2017, Wizz Air numëron pothuajse 20 milionë pasagjerë nga Shqipëria dhe ka krijuar qindra vende pune direkte.

