Zusi për eksportet: Këmbanës i kemi rënë këtu e 3 vite/ Këtë situatë e kemi paralajmëruar
“Këmbanës i kemi rënë këtu e 3 vite, kjo është zhurma që po dëgjojmë, këtë situatë e kemi paralajmëruar.”
Kështu e komenton Alban Zusi nga Shoqata e Eksportuesve rënien me gati 22.7 miliardë lekë të eksporteve shqiptare drejt tregjeve të huaja, sipas të dhënëve zyrtare
E lidh këtë humbje me forcimin e lekut dhe kostot e larta të prodhimit vendas.
Përafrimi me standardet e Bashkimit Evropian të bizneseve shqiptare gjithashtu shton një presion të ri.
Zusi paralajmëron se, nëse nuk merren masa urgjente, rënia e eksporteve do të vijojë pa ndalim.
Rënia e eksporteve gjatë vitit të shkuar u shtri në thuajse çdo kategori produktesh dhe shërbimesh.
Bizneset e fasonëve nga 105 miliardë lekë mallra që nxorrën nga Shqipëria në vitin 2024, në vitin 2025 eksportuan 103 miliardë produkte.
Rënia më e madhe vërehet edhe te grupi i materialeve të ndërtimit.
Kompanitë shqiptare dërguan mbi 14 miliardë lekë më pak mallra drejt tregjeve të huaja.
Ushqime, pije,duhan 53.2 mld lekë 55.9 mld lekë
Minerale,lëndë djegëse 67.4 mld lekë 62.8 mld lekë
Tekstile dhe këpucë 105 mld lekë 103 mld lekë
Materiale ndërtimi, metale 65 mld lekë 48 mld lekë
Makineri, pajisje 37.4 mld lekë 39.6 mld lekë
