Miratohet ndërtimi i centralit eolik në Mollaj dhe atij fotovoltaik në Vlashaj

Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e sotme ndërtimin e centralit gjenerues të energjisë elektrike eolike dhe veprave ndihmëse, i cili nuk është objekt koncesioni dhe nuk përfiton nga masat mbështetëse, në njësinë administrative Mollaj, Bashkia Korçë, qarku Korçë, nga bashkimi i përkohshëm i shoqërive “ALBPOËER”, sh.p.k., “FAVINA”, sh.p.k., dhe “FAVINA 1”, sh.p.k.

Po ashtu, u miratua edhe ndërtimi i të centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike dhe veprave ndihmëse, në Vlashaj, njësia administrative Shupenzë, Bashkia Bulqizë, Qarku Dibër, nga shoqëria “GERTI”, sh.p.k..

Centrali eolik në Mollaj pritet të ketë kapacitet të instaluar 55 MË ndërsa afati i pritshëm i vënies në punë dhe pajisja me leje ndërtimi do të jetë brenda 48 muajve.

Sipas vendimit, afati i operimit të centralit është 49 vjet.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore kanë të drejtë të ushtrojnë mbikëqyrje të përgjithshme me afate 3-mujore gjatë realizimit, vënies në punë dhe operimit, me synim që të verifikojnë se ecuria e punimeve, cilësia, konformiteti dhe operimi janë në përputhje me programin e përgjithshëm të realizimit e dokumentacionin e projektit.

Kompania detyrohet sipas vendimit t’i japë falas, në formë royalty, ministrisë përgjegjëse për energjinë sasinë e energjisë elektrike në masën 2% të sasisë vjetore të prodhimit të energjisë elektrike ose konvertimin e saj në vlerë monetare.

Në rast konvertimi në vlerë monetare, shuma duhet të derdhet tërësisht në buxhetin e shtetit.

Ndërkohë, centrali fotovoltaik në Vlashaj pritet të ketë kapacitet të instaluar prej 10 MË dhe të hyjë në funksion pas 36 muajsh.