Dëmet e shumta nga përmbytjet, fermerët në Maliq protestojnë: Duamm dëmshpërblim nga shteti
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Janar 2026, 11:08
Fermerët e prekur nga përmbytjet dhe dëmet e shumta në bujqësi kanë protestuar sot përpara Bashkisë së Maliqit.
Ata kërkojnë dëmshpërblim nga shteti, duke theksuar se dëmet e shkaktuara janë të mëdha dhe kanë prekur rëndë prodhimin bujqësor.
Protesta po monitorohet nga forca të shumta të Policisë, të cilat janë pozicionuar në hyrje të institucionit për të garantuar rendin dhe sigurinë.