Verifikimet nga Prokuroria e Përgjithshme: Gjyqtarja Irena Gjoka rezulton e dënuar në Greqi

Irena Gjoka, gjyqtare në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar rezulton e dënuar në Greqi për falsifikim vize, dënim të cilin nuk e ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit.

Ky është përfundimi I procesit të verifikimit të kryer nga Prokuroria e Përgjithshme, që konfirmoi si autentik një document të publikuar për herë të parë nga Sali Berisha, sipas të cilit gjyqtarja e cila ka mbajtur më parë edhe mbiemrat Shpata dhe Maneku është dënuar me 3 muaj burg dhe gjobë.

Bazuar në këtë denoncim public, sektori i dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme nisi një hetim të thelluar, që u shtri brenda e jashtë vendit nga I cili sipas njoftimit zyrtar rezultoi se gjyqtarja Irena Gjoka është dënuar nga drejtësia greke, por se vendimi nuk është ekzekutuar.

Në një reagim për BIRN në vitin 2025, gjyqtarja Irena Gjoka të jetë dënuar nga drejtësia greke, ndërsa sipas raportimit përcolli edhe dokumente nga autoritetet gjyqësore greke të Athinës, ku shkruhet se nuk rezultojnë të dhëna për ndonjë proces penal ndaj saj.

Tashmë do të jetë Këshilli I Lartë gjyqësor, Ai që do të vendosë nësë Irena Gjoka është në apo jo në kushtet e ndalimit të ushtrimit të profesionit si gjyqtare, sipas parashkimit të ligjit për dekriminalizimin.

Prokuroria e Përgjithshme, thotë se I ka kaluar qeverisë së gjyqësorit edhe vendimin autentik të dënimit të gjtyqtares Gjoka, bashkë me të edhe vendimin e autoriteteve greke për arkivimin e dënimit për shkak të mos ekzekutimit.

Prokuroria e Posacme, SPAK, ndërkohë konfirmoi se është duke vijuar një hetim për këtë cështje të nisur pa emër, porse nuk mund të ndajë rezultatet e tij, pasi veprimet hetimore që kryhen në fazën e hetimit paraprak përbëjnë sekret hetimor.

Irena Gjoka në cilësinë e gjyqtares në Gjykatën e Posacme ka gjykuar cështje në ngarkim të Ish kryeministrit Sali Berisha, ish presidentit Ilir Meta dhe zyrtarëve e personazheve të krimit të organizuar në vend.