Ministri Malaj paraqet Aktin Normativ Nr. 11 për Buxhetin 2025: Mbështetje sociale dhe stabilitet fiskal
Ministri i Financave, Petrit Malaj, paraqiti Aktin Normativ Nr. 11 për Buxhetin 2025 në Komisionin e Ligjeve. Ky akt synon ndryshime të domosdoshme në Buxhetin 2025 për të mbështetur shtresat vulnerabël dhe për të garantuar stabilitetin fiskal. Pikat kryesore përfshijnë:
Mbështetje për shtresat vulnerabël – Bonus fundviti prej 15,000 lekësh për familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike dhe personat me aftësi të kufizuara.
Pensionet – Transferimi i fondeve të papërdorura për skemën e pensioneve.
Mbështetje për fermerët – 2 miliardë lekë shtesë për mbështetje të fermerëve, duke çuar totalin në 6.4 miliardë lekë.
Investime dhe projekte – Fonde për transportin, shëndetësinë, diplomacinë dhe projekte me performancë të lartë, si ai i të Miturve.
Rritja e PBB-së për vitin 2025 është 3.7%, ndërsa borxhi publik pritet të jetë nën 54% të PBB-së. Ky akt është një mjet për menaxhimin e përgjegjshëm të buxhetit, duke garantuar një balancë midis stabilitetit fiskal dhe mbështetjes sociale.
