Përfundon seanca e parë plenare/ Deputeti Bardhi vijon me akuzat: Kuvendi s'mund të jetë kurrë streha e të korruptuarve

Pas seancës së parlamentit ka marrë fjalën deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i cili sërish ka vijuar me akuzat ndaj qeverisë.
Ai u shpreh se duhet të ketë barazisë për të gjithë para ligjit.

“Së dyti të dënojë provokimin e urdhëruar nga Edi Rama, që në vend që Belinda Balluku  sipas kërkesës së Prokurorisë, të ishte në burg.

Vjen dhe ulet sikur asgjë s’ka  ndodhur në sallën e seancave plenare në pozicionin e numrit dy, të krahut të djathtë të Edi Ramës. Kuvendi i Shqipërisë nuk mund të jetë kurrë streha e të korruptuarve.

Kuvendi i Shqipërisë do duhet t’i shërbejë interesit publik.

Do duhet t’i shërbejë drejtësisë që kërkojnë qytetarët. Do duhej të shërbejë barazisë përpara ligjit.”