"Shqipëria nuk është e show-t dhe aktrimit"/ Maliqi në 'foltore': Vendi i përmbytjeve, fermerët s'janë dëmshpërblyer ende

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Maliqi ka marrë fjalën në foltoren e rradhës së opozitës, ku ka përmendur disa nga rastet e djegieve dhe përmbytjeve në Shqipëri, në vitin që lamë pas.
Ai u shpreh se qindra mijëra fermerë ende nuk janë dëmshpërblyer dhe se kët para nuk po shkojnë drejt qytetarëve.

“Nuk është më Shqipëria e propagandës së këtij kreut. Nuk është ajo me show dhe aktrim.

Shqipëria që u dogj në korrik dhe në gusht.

Është Shqipëria që u përmbyt për herë të dytë në dhjetor dhe në janar.

Ku qindra mijëra fermerë, qytetarë,  nuk janë dëmshpërblyer, sepse lekët e krimit dhe të korrupsionit ky i ka për të blerë ndërkombëtarë dhe për të lobuar kundra opozitës.

Lekët ky i ka për inceneratorët falls. Lekët i ka për tunelet miliona euro.

I ka për rrugët miliarda e miliona euro.”

Për më shumë ndiqni: