Trump 'LUFTË' Europës/ Gjoka: Groenlanda ka qenë gjithmonë në axhendën e tij
Nga Luan Rama Përditësimi i fundit 19 Janar 2026, 21:31
I ftuar në studion e Drejt të Ora News, ambasadori Sokol Gjoka u pyet për interesin e ish-presidentit Trump ndaj Groenlandës, një territor që ndodhet edhe në hapësirën e NATO-s. Ai tha:
“Groenlanda ka qenë në axhendën e presidentit Trump që nga mandati i tij i parë. Fillimisht ai tentoi me politika të buta, por duke mos arritur ta realizonte gjatë mandatit të parë, gjatë mandatit të dytë kjo do të ishte një nga pikat kryesore të axhendës së tij për t’u përdorur në interes të SHBA.”
Gjoka theksoi rëndësinë strategjike të këtij territori dhe interesin që Shtetet e Bashkuara e kanë pasur ndaj tij.
NDIQNI INTERVISTEN E PLOTË:
