Hungaria kundër BE-së për Groenlandën: Nuk është çështje e Unionit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Janar 2026, 20:44
Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto, ka deklaruar se çështja e Groenlandës nuk duhet të trajtohet nga Bashkimi Evropian, duke sinjalizuar se Budapesti nuk do të mbështesë një deklaratë të përbashkët të BE-së kundër presidentit amerikan Donald Trump.
Sipas Szijjartos, kjo është një çështje dypalëshe që duhet të zgjidhet përmes dialogut mes palëve të përfshira dhe jo në nivel të BE-së.
Qëndrimi i Hungarisë reflekton linjën e saj euroskeptike, si dhe afrimin politik të qeverisë së kryeministrit Viktor Orban me administratën Trump.
Hungaria ka qenë shpesh një faktor bllokues brenda BE-së, duke përdorur të drejtën e vetos ndaj vendimeve të përbashkëta, veçanërisht në çështje të politikës së jashtme.
