Zjarr tragjik në qendrën tregtare në Pakistan/ 21 viktima dhe rreth 60 persona të zhdukur

Një zjarr vdekjeprurës shpërtheu natën e së shtunës në qendrën tregtare shumëkatëshe Gul Plaza në Karaçi, Pakistan, duke marrë jetën e 21 personave, ndërsa fati i rreth 60 personave mbetet i panjohur, njoftuan autoritetet.

Flakët vazhduan për më shumë se 24 orë, duke vështirësuar përpjekjet e shpëtimit në ndërtesën e dendur me popullsi, ku ndodhen mbi 1,200 dyqane.

Zjarrfikësit treguan se ndërtesa nuk kishte ventilim, duke mbushur ambientet me tym të dendur dhe duke ngadalësuar shpëtimin e personave të bllokuar.

Shkak i zjarrin dyshohet të jetë një qark i shkurtër, ndërsa materiali i ndezshëm në ndërtesë, si qilimat dhe batanijet, favorizoi përhapjen e flakëve.

Struktura mbetur po konsiderohet e paqëndrueshme, duke rritur shqetësimet se mund të shembet plotësisht.

Autoritetet paralajmërojnë se kërkimet për të mbijetuarit dhe të zhdukurit do të vazhdojnë, ndërsa shpëtuesit përpiqen të pastrojnë gërmadhat dhe të gjejnë viktimat e tjera.