Tragjedi në rrugët e Afrikës së Jugut/ Shoferi humb kontrollin dhe autobusi përmbyset, 13 të mitur humbasin jetën

Një aksident i rëndë me një minibus shkollor ndodhi pranë qytetit industrial Vanderbijlpark, rreth 60 kilometra në jug të Johanesburgut, ku humbën jetën 13 fëmijë të moshës shkollore.
Sipas policisë, aksidenti ndodhi kur shoferi i autobusit humbi kontrollin e mjetit teksa përpiqej të parakalonte automjete të tjera.
Njëmbëdhjetë fëmijë humbën jetën në vend, ndërsa dy të tjerë ndërruan jetë pak pasi u transportuan në spital. Pamjet nga vendngjarja tregojnë minibusin e shkatërruar rëndë dhe të shtypur në anë të rrugës.
Kryeministri rajonal i Gautengut, Panyaza Lesufi, e përshkroi vendin e aksidentit si një “skenë të tmerrshme”.
Sipas Ministrisë së Transportit, më shumë se 11,400 persona kanë humbur jetën në aksidente rrugore në Afrikën e Jugut gjatë vitit 2025.
Ky aksident vjen pas disa tragjedive të ngjashme më herët: në tetor, 18 fëmijë u plagosën rëndë pas përmbysjes së një minibus-i në provincën KwaZulu-Natal, ndërsa në shtator pesë nxënës humbën jetën në një tjetër aksident me autobus shkollor në të njëjtën provincë.
