“Ka prova për manipulim zgjedhor”/ Bimo: Akuzat në 2020 ndaj Trump ishin të montuara, e çuan deri në...

I ftuar në studion e emisionit “Drejt”, ambasadori Roland Bimo deklaroi se Donald Trump që rikthehet sot në skenën politike amerikane është ndryshe nga ai i mandatit të parë, për shkak të eksperiencës së fituar dhe zhvillimeve të mëdha që kanë ndodhur në botë gjatë viteve të fundit.

Sipas Bimos, në vitin 2020 ende nuk ishte plotësisht e qartë ajo që kishte ndodhur në zgjedhjet e vitit 2016, veçanërisht në lidhje me akuzat se Trump kishte bashkëpunuar me Rusinë për të manipuluar procesin zgjedhor.

Ai tha se tashmë kanë dalë në dritë shumë informacione që hedhin dyshime mbi raportin e ashtuquajtur të falsifikuar, i cili, sipas Trump, u përdor për ta goditur politikisht.

Ambasadori Bimo u ndal edhe te zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 në SHBA, duke deklaruar se, sipas tij, ka prova për manipulim zgjedhor, të cilat mund të bëhen publike së shpejti.

Është një tjetër Trump në kuptimin e eksperiencës që ka fituar nga mandati i parë por dhe nga ndryshimet e mëdha që kanë ndodhur në botë dhe njohuritë e tjera shumë më të mëdhaja se nga kush ka qenë i rrethuar.

Për shembull, në 2020 ende nuk ishte shumë i qartë se çfarë kishte ndodhur në 2016. Kush ishin autorët e atij raporti të falsifikuar që Trump kishte bashkëpunuar me rusët, për të manipuluar zgjedhjet.

 E shumë e shumë gjëra të tjera që kanë dal në sipërfaqe gjatë këtyre 4-5 viteve.

Dhe se si janë manipuluar dhe zgjedhjet e 2020 në Amerikë.

Ka shumë prova për këtë, që së shpejti do dalin ndoshta në dritën e diellit. Trump ka bërë me dije se do hedhi në gjyq si drejtorin e CIA-s aso kohe dhe ish-presidentin e SHBA, të cilët sipas tij janë përfshirë akuza të montuara politike kundër tij që e kanë çuar deri në “impeachment”.- tha ai.