Tiranë/ Kërcënonte me th*kë dhe vidhte xhirot ditore të dyqaneve të kompanive telefonike, policia arreston 30-vjeçarin (VIDEO)

Policia e Tiranës ka arrestuar një shtetas të identifikuar me iniciale I.B., 30 vjeç, i cili është autori i tre vjedhjeve me thikë në disa subjekte në kryeqytet. 

Vjedhjet përfshinin xhirot ditore të dy njësive të një kompanie telefonike dhe një dyqani tjetër.

Gjatë kontrollit fizik, autorit iu sekuestruan paratë e vjedhura, mjeti prerës dhe celulari.

Hetimet tregojnë se i njëjti shtetas dyshohet se kishte kryer vjedhje të ngjashme edhe gjatë dhjetorit 2025.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 4, operacioni i koduar “Metoda”, për zbardhjen e 3 vjedhjeve me mjet prerës.

Duke kanosur me mjet prerës (thikë), punonjëset, vodhi xhirot ditore, në 3 subjekte (2 njësi të një kompanie telefonike dhe 1 dyqan), kapet pak orë pas kryerjes së vjedhjes së mbrëmshëm, 30-vjeçari.

Sekuestrohen shuma e parave të vjedhura, mjeti prerës dhe celulari i të arrestuarit.

Menjëherë pas kallëzimit të punonjëses në një njësi të një kompanie telefonike, në Rrugën e Dibrës, se mbrëmë, 1 shtetas kishte vjedhur xhiron ditore, pasi e kishte kanosur me mjet prerës (thikë), shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 organizuan punën për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorin.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, të kryera në kuadër të operacionit “Metoda”, u kap pak orë pas kryerjes së këtij krimi, autori i dyshuar, shtetasi I. B., 30 vjeç, banues në Tiranë, të cilit iu gjetën me vete, shuma e parave të vjedhura dhe mjeti prerës.

Nga verifikimet e mëtejshme dyshohet se ky shtetas, me të njëjtën metodë, kishte vjedhur xhirot ditore, në 2 subjekte, gjatë muajit dhjetor, 2025.

Punohet për zbardhjen e vjedhjeve e tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.