Mbledhja e Grupit Parlamentar të PS/ Përfundon pjesa e parë e mbledhjes, çfarë është diskutuar deri më tani

Ka përfunduar pjesa e parë e mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ku janë diskutuar sfidat parlamentare që presin PS gjatë sesionit të ri.

Gjatë takimit, u trajtua edhe përshtatja e legjislacionit shqiptar me standardet e Bashkimit Evropian, një prioritet ky për përshpejtimin e integrimit evropian të vendit.

Mbledhja, e paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama, nisi me një vonesë prej 30 minutash në Pallatin e Brigadave, dhe pritet të vijojë diskutimet për agjendën e sesionit të ri parlamentar.