Zëvendëson Shkëlqim Hajdarin? Sula për Ora News: Nuk më ka propozuar askush pozicionin e Kryeinspektorit

Ish-deputeti demokrat, Dashnor Sula, ka përgënjeshtruar kategorikisht lajmet që qarkulluan në disa media për emërimin e tij në postin e Kryeinspektorit.

I kontaktuar nga Ora News, Sula mohoi të ketë pasur çdo lloj diskutimi apo propozimi për këtë detyrë.

"As nuk kam diskutuar dhe as më është propozuar një gjë e tillë," deklaroi shkurtimisht Sula.

Këto spekulime vijnë pas dorëheqjes së Shkëlqim Hajdarit nga pozicioni i Kryeinspektorit, duke lënë vakant një post të rëndësishëm në administratën shtetërore.