DOSJA "PARTIZANI/ Apeli rrëzon Jamarbër Malltezin dhe Argita Berishën, u sekuestrohen pronat dhe llogaritë bankare
Nga Edison Vatnikaj Përditësimi i fundit 16 Janar 2026, 10:16
Apeli i Posaçëm ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për vijimin e sekuestros së pasurive të Jamarber Malltezit dhe Argita Berishës.
Pasuritë e sekuestruara janë pjesë e dosjes “Partizani”, ku Malltezi figuron si i pandehur.
Në listën e pasurive të bllokuara përfshihen apartamente, prona të paluajtshme dhe llogari bankare.
Ky vendim siguron që sekuestrimi të vijojë deri në përfundimin e procedurave ligjore përkatëse, ndërkohë që autoritetet gjyqësore mbeten të angazhuara për administrimin e këtyre pasurive në kuadër të hetimeve.
