SHBA “NGRIN” VIZAT EMIGRUESE/ Spiropali: Trill politik nga udhëhumbur. Opozita: Ndëshkim për qeverinë
Shefja e Diplomacisë shqiptare, Elisa Spiropali akuzoi opozitën se po spekulon me vendimin e SHBA për pezullimin e vizave emigruese edhe me Shqipërinë, ndërsa tjotë se nuk ka bllokuar lëvizjet dhe udhëtimin e shqiptarëve. Por përfaqësues të opozitës, ngulmojnë në leximin se vendimi është një ndëshkim për qeverisjen në Tiranë.
"Ndërkohë që Shqipëria sot respektohet e çmohet kudo dhe është më aktive se kurrë, disa të udhëhumbur në Tiranë kanë vënë kujën se SHBA-të, sipas tyre, kanë ngrirë dhe bllokuar vizat për shqiptarët."
Kështu e nis sqarimin shefja e diplomacisë shqiptare Elisa Spiropali, për vendimin e SHBA për pezullimin e vizave emigruese me Shquipërinë dhe 74 vende të tjera të botës, por edhe spekulimet sic I cilëson reagimet e përfaqësuesve të opozitës.
"E vërteta është se vendimi i fundit i SHBA-ve nuk ka bllokuar lëvizjen dhe udhëtimin e qytetarëve shqiptarë drejt SHBA-ve. Kurrsesi! Nuk janë bllokuar as vizat për qëllime turistike, studentët, biznesi, vizita te familjarët apo evente të lidhura me punën.... Pra nuk bëhet fjalë për një vendim që targeton Shqipërinë, por për një rishqyrtim lidhur me procesimin e vizave për qëllime imigrimi në SHBA për 75 vende, përfshirë 5 vende të Ballkanit Perëndimor."
Në një video mesazh rrugës për në Ukrainë, shefja e diplomacisë thekson se Shqipëria vijon të jetë partner strategjik i Shteteve të Bashkuara.
"Përtej gjithë kësaj tymnaje, një e vërtetë e madhe është e qartë si drita e diellit: Shqipëria ka qenë dhe mbetet aleati dhe partneri strategjik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vend mik me të cilin na bashkon një rrugë e gjatë dhe e pandashme vlerash dhe qëllimesh."
Ndërkohë në Tiranë, opozita e quajti vendimin e SHBA, si një ndëshikm për shkak të keqqeverisjes socialiste.
"Nën qeverisjen e Partisë Demokratike, Shqipëria vizitohej nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara; sot, shqiptarët nuk mund të udhëtojnë lirshëm drejt SHBA-së, sepse udhëhiqen nga një qeveri e karteleve."
