"BE me dy nivele"/ Rama për Politico: Është një ide e mirë, Shqipëria mund të mos ketë një komisioner në Bruksel përkohësisht
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Janar 2026, 11:24
Kryeministri Edi Rama i tha Politico se planet për një Bashkim Evropian me dy nivele janë një “ide e mirë”.
Ai shtoi se Shqipëria madje mund të pranojë për një periudhë të caktuar të mos ketë një komisioner të vetin në Bruksel, në mënyrë që të mos krijohen pengesa për vendet më të vogla.
Rama gjithashtu theksoi se Shqipëria nuk dëshiron të sfidojë vendet themeluese të BE-së, si Franca dhe Gjermania, duke shtuar se “ata janë të rriturit e familjes që marrin vendimet e rëndësishme”.
Një përfitim i këtij modeli, sipas tij, është se vendet e reja nuk mbajnë përgjegjësi nëse vendet e mëdha “e prishin punën”./ Politico
