Mbledhja mes qeverisë Shqiptare dhe partnerëve të OKB-së/ Balluku: Nis përgatitja për kornizë të re 2027-2031 për bashkëpunim

Zëvëndës kryeministrja Belinda Balluku ka postuar në rrjete sociale lidhur me mbledhjen e Komitetit të Përbashkët Ekzekutiv për kuadrin e bashkëpunimit mes Qeverisë së Shqipërisë dhe Kombeve të Bashkuara.



Ajo ka njoftuar se 2026 do të jetë viti mbyllës për programin aktual dhe pritet të nis bashkëpunim i ri mes Shqipërisë dhe partnerëve të OKB-së.