Grupi parlamentar i PS mblidhet për herë të parë në 2026/ Ja sa do të zgjasë kjo mbledhje maratonë...
Në një raportim direkt për OraNews nga pallati i Brigadave, gazetari Bekim Bici ka përcjellë informacione shtesë lidhur me mbledhjen e grupit parlamentar të PS.
Meqënëse kjo mbledhje do të jetë maratonë, mësohet se do të nis nga ora 10:00 dhe do të zgjasë deri në orën 15:00.
Ndërkaq, gjatë raportimit deputetë të ndryshëm nga rradhët e Partisë Socialiste po hynin në ambientet e Pallatit të Brigadave si dhe ndër ministrat e parë të paraqitur për sot është dhe ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu.
Sa i përket prezencës së mediave në këtë mbledhje ende nuk dihet por spekulohet se mund të jetë një takim me dyer të mbyllura.

“Kjo mbledhje do të jetë një mbledhje maratonë. Pritet të nis në orën 10:00 dhe të përfundojë në 15:00.
Pjesa më e madhe e deputetëve të grupit parlamentar të PS kanë mbërritur, ndërkohë që vijojnë të vijnë edhe në këto momente. Janë pikërisht automjetet e deputetëve së PS, të cilët po iu nënshtrohen kontrolleve në hyrje nga Garda e Republikës të pallatit të Brigadave.
Në këto momente ka mbërritur edhe ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu.
Zërat brenda PS thonë se mbledhja mund të bëhet me dyer të mbyllura. “- tha gazetari.
