Vizioni i Reza Pahlavit: Iran pa program bërthamor dhe demokraci
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Janar 2026, 10:28
Princi iranian Reza Pahlavi ka paraqitur vizionin e tij për mënyrën se si Irani mund të pozicionohej sërish brenda vendit dhe në arenën ndërkombëtare pas pesë dekadash izolimi dhe përplasjeje me botën, nëse Republika Islamike do të rrëzohej.
Ai gjithashtu ka deklaruar se është i gatshëm të marrë pushtet real gjatë një periudhe tranzicioni, duke u shprehur se gëzon besimin e publikut.
“Kjo fazë e tranzicionit ka nevojë për të vetmin person të cilit njerëzit mund t’i besojnë si një arbitër neutral,” tha Pahlavi, duke theksuar dy parimet kyçe: integritetin territorial të Iranit dhe ndarjen e qartë të fesë nga shteti.
