SHBA vendos sanksione të reja kundër 5 zyrtarëve iranian/ Sekretari i Thesarit amerikan: Populli i Iranit ka të drejtë të protestojë

Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka vendosur sanksione ekonomike kundër disa zyrtarëve iranianë të sigurisë, të akuzuar për përdorimin e dhunës ndaj protestave paqësore në Iran.

Sekretari i Thesarit amerikan, Scott Bessant, tha se autoritetet iraniane kanë reaguar ndaj protestave me dhunë të papranueshme, duke përfshirë vrasje masive në rrugë, sulme ndaj të plagosurve dhe ndaj spitaleve.

Sanksionet vihen kryesisht ndaj Ali Larijanit, kreut të agjencisë më të lartë të sigurisë në Iran dhe sekretarit të Këshillit Suprem të Sigurisë, i cili sipas SHBA-së ka koordinuar përdorimin e dhunës për të shtypur protestat në emër të udhëheqësit suprem të vendit.

Përveç Larijanit, sanksione janë vendosur edhe ndaj katër zyrtarëve të tjerë rajonalë të sigurisë.

Zyra e Thesarit thekson se ky është një mesazh i qartë për popullin iranian, duke thënë se kërkesat e tyre janë legjitime, dhe për udhëheqjen iraniane, duke treguar se përdorimi i dhunës do të ketë pasoja.