Përplasja mes Kurdëve dhe shqiptarëve/ Autoritetet britanike shpallin në kërkim 26-vjeçarin shqiptar për vr*sjen e ish-snajperistit kurd (EMRI)

Më shumë se gjashtë vjet pas vrasjes së Hemawand Ali Hussain në Hartlepool, autoritetet britanike kanë akuzuar një tjetër person në lidhje me këtë ngjarje.

Sajmir Dodoveci, 40 vjeç, u arrestua më 23 dhjetor në një stacion treni në Bruksel, në kuadër të një hetimi të përbashkët mes Policisë së Cleveland, Agjencisë Kombëtare të Krimit dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Ai u ekstradua në Mbretërinë e Bashkuar dhe u akuzua për vrasje, ndërsa aktualisht ndodhet në paraburgim në pritje të paraqitjes në Gjykatën e Kurorës në Teesside.

Viktima u qëllua për vdekje nga afër brenda një banese në shtator të vitit 2019.

Më herët, për këtë vrasje ishte dënuar me burgim të përjetshëm Eugert Merizaj, ndërsa tre persona të tjerë u dënuan në vitin 2021 për vrasje nga pakujdesia.

Një tjetër i dyshuar është ndaluar në Belgjikë në vitin 2024 dhe pritet të ekstradohet.

Ndërkohë, 26-vjeçari Armando Marku mbetet ende në arrati.

Policia e Cleveland ka bërë të ditur se hetimet vazhdojnë në disa shtete dhe u bën thirrje qytetarëve të bashkëpunojnë duke dhënë çdo informacion që mund të ndihmojë në arrestimin e tij.

Përplasja mes Kurdëve dhe shqiptarëve/ Autoritetet britanike