Arrestohet në Gjermani 26-vjeçari i shpallur në kërkim nga autoritetet britanike
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Janar 2026, 17:15
Një 26-vjeçar, shtetas holandez me origjinë somaleze, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet britanike për akuza të rënda penale, është arrestuar në aeroportin e Frankfurtit pas mbërritjes nga Etiopia.
Ai akuzohet për përdhunime të përsëritura ndaj motrës së tij të mitur gjatë vitit 2020, në periudhën kur jetonte në Mbretërinë e Bashkuar.
Arrestimi u krye në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar dhe i dyshuari ndodhet në paraburgim, ndërsa pritet procesi i ekstradimit drejt Britanisë, i cili mund të zgjasë deri në 60 ditë.
