Itali/ Trafikonin 160 kg k*kainë të pastër! Arrestohen dy shqiptarët dhe iu sekuestrohet lënda narkotike me vlerë 20 mln €
Dy shqiptarë janë arrestuar në Itali teksa po trafikonin një ngarkesë me 160 kg kokainë të pastër, të fshehur brenda një trajleri.
Mbi 160 kilogramë kokainë të fshehur brenda një kamioni, janë sekuestruar në kuadër të një operacioni policor masiv nga Guardia di Finanza midis provincave të Bergamos dhe Brescias.
Operacioni u finalizua me arrestimin e dy shtetasve shqiptarë dhe sekuestrimin e sasisë së drogës që nëse shitej në treg, mund të arrinte një vlerë prej afërsisht 20 milionë eurosh.
Në kuadër të operacionit u kryen një sërë kontrollesh në zonat kryesore industriale të dy provincave, zona të konsideruara strategjike për trafikimin e paligjshëm të narkotikëve.
Zyrtarët e financave nga Njësia e Policisë Ekonomike dhe Financiare të Brescias vunë re aktivitet të dyshimtë rreth një kamioni me rimorkio të ndaluar në një komunë në zonën e Bergamos.
Sipas raportimeve, shoferi i kamionit, i cili vepronte në mënyrë të dyshimtë, hipi në rimorkio pak para se një makinë të ndalonte pranë kamionit.
Pikërisht kur shoferi po i dorëzonte shtatë çanta të mëdha shoferit të makinës, Guardia di Finanza nisi të kontrollonte automjetin.
Brenda çantave u gjetën 150 blloqe kokaine, me një peshë totale prej më shumë se 160 kilogramësh.
Dy burrat e përfshirë, të dy me origjinë shqiptare, u arrestuan dhe u transferuan në burgun e Bergamos.
Hetimet po vazhdojnë për të sqaruar çdo lidhje të mundshme me organizata më të mëdha kriminale.
