Arrestohet një 22-vjeçar në Kamëz, ja për çfarë akuzohet

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 kanë ndaluar me iniciativë shtetasin Y. H., 22 vjeç, banues në Kamëz.

Sipas policisë, i riu dyshohet se ka konsumuar veprën penale “Marrëdhënie seksuale me të mitur”.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa vijon puna hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.