ARRATISJA SI NË FILMA/ U iku nga duart dhe u zhduk me vrap, ja VIDEOJA se si mbërriti Altin Ndoci në spital
Nga Edison Vatnikaj Përditësimi i fundit 13 Janar 2026, 22:05
"Ora News" siguruar të tjera pamje që plotësojnë arratisjen e Altin Ndocit nga Spitali Rajonal i Durrësit.
Bëhet fjalë për momentin e parë kur autoambulanca e burgut ka ndaluar në sheshin e spitalit për të futur brenda të paraburgosurin , i cili ishte shoqëruar si i sëmurë.
Altin Ndoci ishte shoqëruar në repartin e infektivit për një vizitë mjekësore. Pesë efektivë u angazhuan për ta sjellë deri në spital, por vetëm dy prej tyre e ndoqën brenda.
Në një moment që me sa duket nuk ka qenë aspak i befasishëm për të arratisurin, ai ka kërkuar të shkojë në tualet.
