Kotelli: Varietetet autoktone hyjnë në treg, nisma drejt programit kombëtar

E ftuar në emisionin “Alert” në “Ora News”, drejtorja e programit SRD/GIZ, Sofjola Kotelli, foli për projektin e nisur prej dy vitesh që synon rijetëzimin e varieteteve autoktone shqiptare dhe përfshirjen e tyre në menutë e agroturizmit në vend.

Ajo tha se pas dy vitesh pune janë shumë të kënaqur që kanë arritur të nxjerrin në treg, së bashku me partnerët, varietetet e para, të cilat tashmë mund të gjenden në agroturizme apo dyqane të ndryshme.

Sipas Kotellit, ka ende shumë rrugë për të bërë, dhe në partneritet me ministrinë, ky vit synohet të jetë momenti kur programi të kalohet nga faza e projektit në një program të mirëfilltë qeveritar.

Ky program nuk do të mbetet vetëm te projektet pilot apo te pak farat e certifikuara e komercializuara deri tani nga ekspertët, por pritet të shndërrohet në një nismë të rëndësishme kombëtare.

Ajo theksoi se kur flasim për agroturizëm dhe veçanërisht për agroturizmin rural, nuk mund të shmanget roli i ushqimit dhe i varieteteve autoktone, të cilat Shqipëria fatmirësisht i ka me shumicë.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTE "ALERT"