HEC-et MBYLLËN PORTAT!! KESH ndalon shkarkimet në Drin! Vau i Dejësit pranë maksimumit

Nivelet në tre hidrocentralet e Kaskadës së Drinit janë pranë kufijve maksimalë, por pa shkarkime, ndërsa situata paraqitet nën kontroll falë motit të qëndrueshëm. KESH thotë se HEC-et po prodhojnë energji në kapacitet maksimal

Hidrocentralet në Kaskadën e Drinit nuk raportuan shkarkime këtë të hënë, ndërsa të dhënat tregojnë se nivelet e ujit të në tre hidrocentralet janë pranë maksimumit të lejuar.

HEC-i i Vaut të Dejësit është aktualisht shumë pranë nivelit maksimal, me nivel 74.6 metër vetëm 1.4 metra nën kuotën e nivelit maksimal prej 76 metrash.

Prurjet natyrore në këtë HEC janë 150 metër kub për sekondë.

Në HEC-in e Fierzës niveli liqenit është 292.7 metra rreth 3.3 metra larg nivelit maksimal prej 296 metrash, por me prurje të larta rreth 900 metër kub për sekondë.

Ndërkohë, HEC-i i Komanit shënon nivelin 171.7 metra, rreth 3.3 metra poshtë kufirit maksimal prej 175 metrash.

Prodhimi ditor i të 3 hidrocentraleve është 25 mijë MWh, duke siguruar furnizim të qëndrueshëm për nevojat kombëtare

Aktualisht, në Kaskadën e Drinit nuk po kryhen shkarkime dhe situata mbetet nën kontroll. Kjo vjen edhe pasi moti këtë të hënë ka qenë i qëndrueshëm dhe pa reshje shiu.

Megjithatë, sipas parashikimeve meteorologjike, reshjet pritet të rikthehen ditën e enjte. Autoritetet vijojnë monitorimin e niveleve dhe prurjeve në liqene.