Hobdari: Certifikimi i farave autoktone, sfida që po ndryshon agroturizmin

E ftuar në emisionin "Alert" në “Ora News”, ishte Valbona Hobdari, Drejtore e Institutit të Resurseve Gjenetike të Bimëve në UBT, e cila foli për rëndësinë e Bankës Gjenetike si burimi kryesor i materialit gjenetik autokton në Shqipëri.

Ajo tha se sfida e këtij projekti ka qenë arritja e certifikimit të specieve, sepse kur nisi ky projekt, u nis për të mbështetur agroturizmin duke i prodhuar dhe duke synuar rritjen e sasive.

Sipas saj, kjo është një sasi shumë e madhe dhe, edhe pse kryhen studime dhe karakterizime, sërish nuk arrihet të rritet numri për rigjenerim — dhe kjo konsiderohet një arritje e madhe.

“Synimi është që kjo nismë të vazhdohet, duke i shtuar këto fara dhe duke i hedhur në përdorim për agroturizmin që është zhvilluar sot në Shqipëri. Ndër qëllimet kryesore është eksplorimi dhe koleksionimi në nivel kombëtar, ndërsa menaxhimi mbetet fokusi kryesor, i cili duhet të ecë paralel me ndryshimet klimatike, në mënyrë që farat t’i përshtaten qëllimit dhe zonës ku përdoren.

Ajo theksoi se dokumentimi i sigurt është thelbësor, pasi nëse nuk njihen vlerat dhe karakteristikat, nuk mund të sigurohet informacioni i duhur. Një dokumentim i mirë shërben edhe si bazë për përdorimin e ardhshëm.

Gjithashtu, kërkimi dhe koleksionimi mbeten të domosdoshme: të gjithë kërkuesit dhe institucionet shkencore duhet të sigurojnë dhe kërkojnë farat e rralla për të ruajtur diversitetin. Këto janë, siç theksoi ajo, thelbi i menaxhimit të burimeve natyrore”, theksoi ajo.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTE "ALERT"