TATIMET, 4.7 MLD EURO NË 2025/ Të ardhurat shënuan 12 % rritje nga mbledhje e taksave
Gjatë vitit 2025, Administrata Tatimore ka mbledhur 4.7 miliardë euro, rreth 500 milionë euro më shumë se një vit më parë. Rritja është mbështetur kryesisht nga tatimi mbi të ardhurat personale dhe Fondet Speciale, të cilat përfshijnë sigurimet shoqërore dhe shëndetësore.
Gati 500 milionë euro më shumë.
Kaq është shuma qe Administrata Tatimore gjatë vitit 2025 ka arkëtuar krahasuar me një vit më parë.
Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, në vitin 2025 janë mbledhur 4.7 miliardë euro, kundrejt 4.2 miliardë eurove në vitin 2024
Rritja prej 12% përfaqëson diferencën mes të ardhurave të realizuara faktikisht në vitin 2025 dhe atyre të arkëtuara në vitin 2024
Nëse bëjmë një përmbledhje të të gjithë vitit, zëri kryesor që ka kontribuar në rritjen e të ardhurave të Administratës Tatimore gjatë periudhës janë tatimi mbi të ardhurat personale dhe Fondet Speciale, që përfshijnë sigurimet shoqërore dhe shëndetësore
Së bashku, këto dy kategori sigurojnë pjesën më të madhe të arkëtimeve, duke reflektuar një performancë të lartë në mbledhjen e taksave nga individët dhe bizneset.
TVSH-ja dhe tatimi mbi fitimin gjithashtu shënuan rritje, por ndikimi më i madh erdhi nga burimet që lidhen drejtpërdrejt me qytetarët dhe pagat e tyre
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve thekson se kjo rritje vjen si pasoje e miradministrimit tatimor, në funksion të financimit të investimeve publike dhe përmirësimit të shërbimeve për qytetarët

