IKËN SHIU, MBETEN NGRICAT/ Gjoni: Ja si do jetë moti këtë javë! Rritja e temperaturave do të nisë nga e ...

Sinoptikania Anira Gjoni nga IGJEO njoftoi se gjatë kësaj jave, e hëna dhe e marta pritet të jenë ditë me temperatura të ulëta, ndërsa më pas parashikohet një rritje graduale e tyre.

“Përgjatë kësaj jave, e hëna dhe e marta do të kenë temperatura të ulëta, ndërsa të mërkurën nis dhe rritja graduale e tyre.

Përgjatë mëngjesit të sotëm për shkak të uljes së temperaturave të menjëhershme, mund të shkaktohen problematika në akse rrugore malore për shkak të ngricave.

Sa i takon reshjeve, kemi ndërprerje të tyre gjatë kësaj jave”, u shpreh ndër të tjera sinoptikania Anira Gjoni.

Qytetarët këshillohen të tregojnë kujdes në lëvizje, veçanërisht në zonat malore, dhe të ndjekin njoftimet e IGJEO për ndryshimet e motit.

NDIQNI PARASHIKIMIN E MOTIT PËRGJATË KËSAJ JAVE NGA SINOPTIKANIA ANIRA GJONI