Rruga Arras–Lurë e bllokuar nga bora/ Qytetarët rrezikojnë jetën: Thirrje urgjente për ARRSH dhe emergjencat
Emergjencë në aksin Arras–Lurë: Rruga totalisht e bllokuar nga bora, rrezik për jetën e qytetarëve.
Rreth 20 persona kanë mbetur të bllokuar sonte në aksin Arras–Lurë, pasi bora ka bërë të pamundur qarkullimin. Sipas raportimeve, situata ishte kritike dhe qytetarët mezi u nxorrën nga rruga.
Rruga është jetike për komunitetin lokal, por për momentin është e pamundur të qarkullohet, duke rrezikuar sigurinë dhe shëndetin e banorëve.
Qytetarët dhe aktivistët kritikojnë institucionet përgjegjëse: Autoritetin Rrugor Shqiptar (ARRSH), bashkinë përkatëse dhe Emergjencat Civile, duke pyetur pse mjetet e borëpastrimit dhe shteti nuk reaguan në kohë.
“Ky nuk është luks. Është çështje jete dhe vdekjeje. Rruga duhet hapur TANI,” thonë qytetarët.
Autoritetet lokale dhe ARRSH duhet të ndërhyjnë urgjentisht për të siguruar qarkullimin dhe për të parandaluar rrezikimin e jetës së qytetarëve.

