Perspektiva e Gjeologut Klodian Skrame/ Ndryshimet klimatike dhe sfidat e parashikimit
Nga Lili Saraçi Përditësimi i fundit 11 Janar 2026, 12:49
Në një lidhje të drejtpërdrejtë me Ora News, gjeologu Klodian Skrame theksoi se ndryshimet klimatike kanë ndikuar drejtpërdrejt në mënyrën se si parashikojmë fenomenet natyrore.
"Klima ka ndryshuar" dhe tashmë është shumë më e vështirë të parashikojmë saktësisht sasinë e prurjeve të lumenjve.
Jemi përballë një fenomeni të ri klimatik dhe për këtë arsye shkenca duhet të zhvillohet dhe të përshtatet me ritmin e këtyre ndryshimeve për të ofruar parashikime më të sakta dhe efektive”u shpreh Skrame.
Skrame apeloi për një avancim të vazhdueshëm të shkencës dhe studimeve në këtë fushë, për t'u përballur më mirë me sfidat që po sjellin ndryshimet klimatike.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË:
