Përditësim i situatës në Qarkun Shkodër/ Reshjet e shiut dhe dëborës kanë shkaktuar vështirësi të përkohshme në disa akse rrugore

Në Qarkun Shkodër, situata ka mbetur e qëndrueshme, pa pasur ndryshime të rëndësishme në kushtet e emergjencës civile.

Pas reshjeve të fundit, niveli i përmbytjeve në disa zona mbetet rreth 525 Ha, ndërsa lumenjtë janë nën kuotat kritike, duke siguruar një nivel të qëndrueshëm për momentin.

Në Bashkinë Shkodër, disa fshatra si Oboti dhe Dajçi vazhdojnë të kenë ujë në oborre, por pa rrezik për banesat.

Rruga e Obotit është e kalueshme vetëm me mjete të kalueshmërisë së lartë.

Po ashtu, situata në Bashkitë Malësi e Madhe dhe Vau Dejës është pa problematika, megjithëse reshjet e shiut dhe dëborës kanë shkaktuar vështirësi të përkohshme në disa akse rrugore.

Në të gjithë Qarkun, ekipet e emergjencave civile janë në gatishmëri të plotë për të menaxhuar çdo situatë dhe për të mbështetur banorët në nevojë.