Përmbytjet nga dalja e lumit Seman shkaktojnë dëme të mëdha/ Fermerët kërkojnë ndihmë urgjente

Lumi Seman ka dalë nga shtrati në fshatin Mbrostar Ura, duke shkaktuar përmbytje të konsiderueshme.

Si pasojë, janë përmbytur stalla bagëtish dhe pulari, duke vënë në rrezik serioz jetesën e fermerëve.

Banorët ankohen për situatën e rëndë dhe  kerkojne ndihmë urgjente nga shteti për të nxjerrë bagëtitë nga uji dhe për të përballuar pasojat e përmbytjes.