Pamje nga vendi/ Reshje dëbore me intensitet kanë përfshirë Dibrën

 

Reshje dëbore me intensitet kanë përfshirë Dibrën dhe Bulqizën gjatë natës së mbrëmshme.

Trashësia në qytetin e Peshkopisë ka arritur në 20 centimetra, ndërsa në zonat e thella varion 35-40 centim

Rreshjet e dëborës gjatë natës kanë shkaktuar bllokime rrugësh dhe probleme në furnizimin me energji elektrike në disa zona të Qarkut Dibër. Trashësia e dëborës arrin deri në 40 cm në Preshkopi dhe disa zona të tjera malore.

Bashkitë më të prekura:

Klos: Rruga në njësitë Xibër dhe Gurrë është e bllokuar.

Bulqizë: Rruga Klenje-Ostren është bllokuar. Mungon energjia elektrike në disa zona, përfshirë Trebisht dhe Shupenz.

Dibër: Rruga që lidh njësitë Selisht dhe Lurë është e bllokuar. Mungesë energjie në disa fshatra të këtyre njësive.


Mat: Rruga lidhëse me Derjan është e dëmtuar dhe rrezikon të izolojë zonën.


Akset kryesore janë të kalueshme, por kërkohet përdorimi i zinxhirëve në disa segmente. Furnizimi me energji dhe ujë është në normalitet.