VIDEO/ Policia ‘mësynë’ në një apartament në Elbasan, arrestohen tre shtetase kolumbiane për p*ostitucion
Tre shtetase kolumbiane janë arrestuar në qytetin e Elbasanit, pasi janë kapur në flagrancë duke ushtruar prostitucion në dy apartamente.
Aksioni është zhvilluar pas një hetimi intensiv, të udhëhequr nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetje Operacionale. Gjatë kontrollit në ambientet e dy apartamenteve ku ushtrohej aktiviteti i paligjshëm, janë sekuestruar shuma parash të dyshuara të përfituara nga prostitucioni, celularë dhe dokumente të ndryshme.
Në përfundim të hetimeve, janë arrestuar në flagrancë shtetaset D.P., 20 vjeçe, D.M., 18 vjeçe, dhe J.D., 34 vjeçe, të cilat akuzohen për prostitucion. Ndërkohë, pronarja e apartamentit, M.J., 34 vjeçe, është proceduar penalisht për mbajtjen e ambienteve për prostitucion.
Prokuroria po vijon hetimet për të zbuluar më tej dimensionet e kësaj veprimtarie të paligjshme dhe për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë. Materialet procedurale janë dërguar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Elbasanit për veprime të mëtejshme.
