Situatë kritike në lumin Vjosa, del sërish nga shtrati pranë Urës së Mifolit. Autoritetet në monitorim, banorët në gatishmëri

Lumi Vjosa ka dalë sërish nga shtrati pranë Urës së Mifolit.

Niveli i ujit ka shkuar në 7.45 metra, duke sjellë përsëri përmbytjen e tregut te kafshëve poshtë urës së Mifolit.

Prurjet vijojnë me intensitet të lartë, ndërsa në zonën e Memaliajt niveli i ujit ka arritur në 7 metra.

Kjo situatë paralajmëron një rritje të mëtejshme të nivelit të Vjosës, që pritet të arrijë deri në 8.5 apo 9 metra në orët në vijim.

Autoritetet janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës, ndërsa banorët në zonat pranë shtratit të lumit janë në gatishmëri për marrjen e masave parandaluese.