Dogana e Kosovës mbyll vitin 2025 me bilanc historik/ 1.965 miliardë euro të hyrë në buxhet

Dogana e Kosovës ka mbyllur vitin 2025 me një bilanc historik. Drejtori Agron Llugaliu njoftoi se të hyrat kanë arritur 1.965 miliardë euro, duke tejkaluar pritjet e Qeverisë dhe duke e cilësuar vitin si më të suksesshmin në historinë e institucionit.

Performanca fiskale e Doganës në vitin 2025 arriti nivelet më të larta të dekadës, me mbi 132 milionë euro më shumë se një vit më parë.