Banka Gjenetike/ Hobdari: Qëllimi është përdorimi i qëndrueshëm i resurseve autoktone të bimëve
E ftuar në emisionin "Alert", në “Ora News”, ishte Valbona Hobdari, Drejtore e Institutit të Resurseve Gjenetike të Bimëve në UBT, foli për rëndësinë e Bankës Gjenetike si burimi kryesor i materialit gjenetik autokton në Shqipëri.
" Banka Gjenetike që njihet gjerësisht si njësi kryesore e UBT-së, është njësia kryesore dhe institucioni kombëtar i cili kordinon të gjitha aktivitetet në fushën e ruajtjes së menaxhimit të resurseve gjenetike të bimeve.
Aktualisht është burimi i vetëm në Shqipëri që siguron material gjenetik autokton që është shumë i rëndësishëm për sigurinë ushqimore dhe bujqësinë.
Misioni dhe qëllimi i Bankës Gjenetike është që të promovojë konservimin dhe përdorimin e qëndrueshëm të këtyre resurseve gjenetike të bimëve , gjithmonë në bashkëpunim me të gjithë aktorët që merren me resurset gjenetike", u shpreh Hobdari.
