Rijetëzimi i varieteteve autoktone/ Kotelli: Nëse nuk i kërkon njeri, ato mbeten thjesht në një ekzpozitë

E ftuar në emisionin “Alert” në “Ora News”, drejtorja e programit SRD/GIZ, Sofjola Kotelli, foli për projektin e nisur prej dy vitesh që synon rijetëzimin e varieteteve autoktone shqiptare dhe përfshirjen e tyre në menutë e agroturizmit në vend.

"Ne projektin e kemi filluar para dy vitesh si një kërkesë të shoqatës së agroturizmit me të cilët ne bashkëpunojmë ngushtësisht.

Shoqata e agroturizmit me të cilën ne planifikuam gjithë punën që do të bënim në drejtimin e zhvillimit të agroturizmit në Shqipëri, një nga kërkesat kryesore kishte rijetzimin e varjeteteve autoktone dhe futjen e tyre në menutë e agroturizmit.

E kemi filluar nga përgatitjet e kërkesës, pra sesi ne mund të rizgjonim kërkesën për përdorimin e këtyre varjeteteve autoktone që janë prej vitesh të ruajtura në bankën gjenetike shqiptare.

Duke qenë të ruajtura pa i kërkuar askush, ato mbeten thjesht në një ekzpozitë", u shpreh Kotelli.