TURISTËT SOLLËN PARA! Operatorët: Të huajt po shpenzojnë më shumë, veçanërisht për akomodim

Viti 2025 shënoi jo vetëm një rekord të ri për numrin e turistëve që i kaloi 12 milion, por edhe për të ardhurat në ekonomi. Por Operatorët e tregut theksojnë se sfida kryesore mbetet rritja e kohëzgjatjes së qëndrimit dhe rritja e konsumit.

Paratë në Shqipëri nuk po hyjnë më vetëm nga eksportet, investimet, apo emigrantët, por edhe nga ‘valixhet e turistëve’.

Në vitin 2025 për herë të parë në Shqipëri u shënuan edhe 12 milionë vizitorë të huaj, të cilët sipas operatorëve turistik kanë shpenzuar edhe më shumë krahasuar me vitet e kaluara.

Një pjesë e buxhetit të turistëve në këtë periudhe shkoi për akomodim, veçanërisht në zonat bregdetare.

Por përballë këtyre shifrave, operatori turistik Arbër Ndreu, vë në dukje se një pjesë e këtyre vizitorëve në vendin tonë janë thjesht transit.

E sipas tij duhet bërë më shumë për t’i mbajtur më gjatë turistët në vendin tonë.

Në këtë kuadër, operatoret theksojnë se rritja reale e të ardhurave nga turizmi nuk varet vetëm nga numri i vizitorëve, por nga koha që ata qëndrojnë dhe shpenzojnë në vend.