Farat autoktone/ Fermeri Çakalli tregon si po ruan dhe ringjall kultivarët e vjetër

Në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin "Alert", në "Ora News", ishte Alban Çakalli, prodhues i çertifikuar i farave autoktone, i cili tregoi për përpjekjet e tij për të ruajtur dhe promovuar farat autoktone shqiptare, duke bashkëpunuar me Bankën Gjenetike dhe UBT-në. 

" Unë jam fermer mbi të gjitha por kam vite që kam filluar duke koleksionuar një pjesë të vogël të disa perimeve dhe kultivarëve të hardhisë. 

Më kanë dhënë disa njerëz që kishin disa kultivarë të hardhive që ishin gati në tharje dhe thanë po ja japim Albanit që mos na zhduken.

Nëpër rrjete sociale jam munduar ti promovojë thjesht për ti ruajtur këto kultivar.

UBT-ja ka dhënë një këshillë që unë të merresha me këtë gjë.

Kam marr fara tek Banka Gjenetike. Të gjitha këto janë fara autoktone që janë ruajtur prej vitesh ", u shpreh Çakalli.