VIDEO/ Nënkalimi në fshatin Bishan vijon të jetë i mbuluar nga uji, por makinat nuk ndalen
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Janar 2026, 11:47
Prurjet e lumit Vjosa kanë shënuar rënie gjatë natës, duke bërë që uji të tërhiqet gradualisht nga zonat e përmbytura.
Megjithatë, situata mbetet problematike në zonën e Bishanit, ku nënkalimi vijon të jetë i mbuluar uji, duke e bërë të vështirë qarkullimin e automjeteve.
Pamjet e siguruara nga “Ora News” flasin për nivel të lartë të ujit në rrugë.
Ditët e fundit, si pasojë e përmbytjeve, uji ka depërtuar në rreth 20 banesa në Bishan, kryesisht në ambientet e jashtme të tyre, duke shkaktuar dëme materiale dhe shqetësim për banorët e zonës.
Po ashtu dhe në disa zona periferike argjinatura është dëmtuar dhe uji po depërton nëpër toka.
