VD*KJA NDEZ TRAZIRA NË MINESOTA/ 37 vjeçareja u q*llua nga agjentët amerikanë të ICE: U vetëmbrojtëm

Vrasja e një gruaje 37-vjeçare nga agjentët amerikanë të emigracionit gjatë një proteste në Minneapolis ka shkaktuar trazira dhe zemërim të madh publik ndaj politikave të ashpra të administratës Trump. Ndërsa qeveria pretendon vetëmbrojtje, autoritetet lokale dhe dëshmitarët e kundërshtojnë këtë version, duke akuzuar ICE për përshkallëzim dhune dhe terror në qytetit.

Vdekja e një 37 vjeçareje nga agjentët amerikanë të emigracionit gjatë një proteste kundër këtyre të fundit ka shkaktuar trazira në Minesota dhe ka rritur zemërimin ndaj masave të ashpra të vendosura nga Donald Trump.

Agjentët, pjesë e strukturës së quajtur ICE, pretendojnë se goditja ndodhi për vetëmbrojtje pasi qytetarja e cila ndodhej brenda në makinë tentoi të shtypte një prej tyre.

E gjithë ngjarja u filmua nga një telefon

Në një postim në Truth Social, Trump tha se oficeri i ICE-së ishte pre e një sulmi barbar.

“Është e vështirë të besohet se është gjallë, por tani po shërohet në spital”, shkroi ai.

Ndërkohë dëshmitarë dhe zyrtarë të qytetit thanë se ajo po përpiqej të largohej nga forcat të cilat e ndaluan dhe tentuan të hapnin derën e makinës së saj padrejtësisht.

Kryetari i bashkisë së Minneapolis, Jacob Frey, hodhi poshtë me forcë pretendimin e Trump, duke thënë se videoja e incidentit e kundërshton drejtpërdrejt atë që ai e quajti narrativë plehrash të qeverisë.

“Pasi e kam parë vetë videon, dua t’ua them të gjithëve drejtpërdrejt, ky është budallallëk i pastër.” tha ai në një konferencë.

Frey fajësoi agjentët federalë të emigracionit për përhapjen e kaosit në qytet, duke i thënë ICE-s: “Ikni nga Minneapolis.”

Ai u bëri thirrje banorëve të qëndrojnë të qetë, ndërsa udhëheqës demokratë në Minesota, Uashington dhe më tej e quajtën operacionin e ICE-s një provokim të panevojshëm që çoi në tragjedi.

Me rënien e natës, mijëra persona u mblodh në vendin e të shtënave, në një zonë rezidenciale të lagjes Central, duke ndezur qirinj.

Rasti nuk kaloi pa protesta. Disa prej tyre u përballën me agjentë federalë të armatosur rëndë, me maska gazi, të cilët u përpoqën ti ndalonin.

Kundërshtarët e Trump bënë thirrje për demonstrata në disa qytete amerikane, duke rritur rrezikun që vrasja të kthehet në një pikë shpërthimi kombëtare lidhur me vendosjen e forcave federale në qytete dhe shtete të drejtuara nga demokratët.

Administrata kishte dërguar  javën e fundit rreth 2,000 agjentë federalë shtesë në zonën e Minneapolis atje, në të cilën kryesisht jetojnë emigrantë pa dokumenta.

Pretendimi i qeverisë është së trupat u vendosën për të siguruar që urdhri e deportimit I lëshuar për ta, të zbatohej.

Autoritetet kanë arrestuar 1,500 persona deri më tani në kuadër të kësaj ndërhyrjeje.