VIDEO/ Aksidenti me helikopter që i kushtoi jetën milionerit rus, mjeti ajror u ngatërrua në linjat e energjisë elektrike dhe...

Ilyas Gimandutdinov, pronar i një kompanie të madhe transporti, ka vdekur pasi helikopteri i tij është rrëzuar.

Ngjarja ka ndodhur në Perm, në Rusi, pasi helikopteri është ngatërruar në linjat e energjisë elektrike.

Video e momentit të rrëzimit të helikopterit është shpërndarë në rrjete sociale.

Dy pasagjerët që ndodheshin në bord raportohet se kanë vdekur.

Mes tyre edhe milioneri rus Ilyas Gimandutdinov, themelues i kompanisë së transportit Tattranskom me seli në Perm, dhe Elmir Koniakov, një drejtues i së njëjtës kompani.

Autoritetet lokale kanë nisur një hetim për të përcaktuar shkakun e rrëzimit të helikopterit.