CISTERNA E NAFTËS RUSI-SHBA/ Anija, historikisht ka transportuar naftë të papërpunuar venezueliane

Rusia ka dërguar asete të marinës së saj për të shoqëruar një cisternë nafte me histori transporti të naftës venezueliane, e cila po ndiqet nga forcat amerikane dhe që dyshohet për shkelje sanksionesh, pavarësisht se ka ndryshuar emrin dhe flamurin në rus. SHBA synon ta kapë anijen dhe jo ta fundosë, ndërsa situata po monitorohet me shqetësim nga Rusia, në një kontekst tensionesh të larta ndërkombëtare.

Moska ka urdhëruar marinën ushtarake të shoqërojë një anije cisternë nafte, e cila më parë lëvizte me flamur të Venezuelës, ndarsa kohët e fundit me atë Rus.

Kjo anije cisternë mësohet se ëshë në ndjekje nga forcat amerikane përtej Atlantikut, kjo pas urdhrit të Presidenti Donald Trump, për bllokadë të plotë të cisternave të naftës që hynin dhe dilnin nga Venezuela.

Roja Bregdetare Amerikane u përpoq të hipte në anijen e quajtuar fillimisht “Bella 1” muajin e kaluar në Karaibe, kur besohej se ajo po shkonte drejt Venezuelës.

Kjo nuk ndodhi pasi ajo ndryshoi kursin e udhëtimit, por edhe  emrin në Marinera sëbashku me flamurin duke u shndërruar nga një anije guajaneze në një anije ruse.

Anija e cila aktualisht raportohet se është bosh, historikisht ka transportuar naftë të papërpunuar venezueliane dhe mendohej se të martën ndodhej midis Skocisë dhe Islandës.

Afrimi i saj drejt Evropës ka përkuar me mbërritjen e rreth 10 avionëve transportues ushtarakë amerikanë, si dhe helikopterëve.

Rusia thotë se po monitoron me shqetësim situatën.

Dy zyrtarë amerikanë i thanë CBS News më herët të martën se forcat amerikane po planifikonin të hipnin në anije dhe se Uashingtoni preferonte ta kapte atë e jo ta fundoste.

Sipas ligjit ndërkombëtar, anijet që mbajnë flamurin e një vendi janë nën mbrojtjen e atij kombi, por zyrtarët thotë se ndryshimi i emrit dhe flamurit mund të mos ndryshojë urdhrin e Trump.

Veprimi i SHBA-së drejtohet nga identiteti themelor i anijes,rrjetet e pronësisë dhe historia e sanksioneve, jo nga shenjat e saj të pikturuara ose pretendimi i flamurit, shtojnë ata.